Nikolla Popovski i VMRO-së komenton “Shqipërinë e Madhe”

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të tregojnë se si është opinioni publik. VMRO-DPMNE-ja fitoi zgjedhjet në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa LSDM-ja formoi një shumicë në parlament. Kjo është e qartë. Unë nuk pajtohem me atë se LSDM-ja arriti që të fitojë në dhjetor, ka thënë ministri i jashtëm në largim, Nikola Poposki, për agjencinë greke IBNA.

“Në vendin tonë kemi pasur një atmosferë tejet të polarizuar. VMRO-DPMNE-ja ka qenë seriozisht e shqetësuar për shkak të paraqitjes së elementeve të reja, për të cilat nuk i ishin në dijeni qytetarët në kohën e ciklit zgjedhor. Vendimet që më vonë u miratuan në Kuvend kanë ndikuar në opinionin publik. Nuk dua që të paragjykoj, por zgjedhjet lokale do të tregojnë se se si janë efektet e vendimeve në njërën apo anën tjetër të mendimit publik”, thotë Popovski duke shtuar se partia e tij mbetet në qëndrimin se opsioni më i mirë është që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare për t’ju dhënë shans që qytetarët ta shprehin mendimin e tyre.

I pyetur nëse çështja e emrit shtyn njerëzit drejt nacionalizmit, Poposki thotë se “ndjenjat tona kombëtare janë të lënduar me kërkesat që nuk i janë adresuar ndonjë vendi tjetër dhe normale dhe e pashmangshme është që një situatë e tillë të ketë ndikim të madh mbi të gjithë neve”.

Në lidhje me përmendjen e “Shqipërisë së Madhe”, ai deklaroi se kjo nuk është rruga e vërtetë që na shpie përpara, sepse ndryshimi i kufijve në të kaluarën ka sjellë vetëm punë të këqija, viktima të pafajshme dhe pasoja të frikshme.

“Unë mendoj se e vetmja rrugë që i çon përpara vendet është ajo e futjes në BE me kufijtë ekzistues, kurse tensionet të zvoglohen duke u fokusuar në punët e vërteta me të cilat ballafaqohet rajoni e këto janë zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës”, ka thënë Popovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button