Është lënduar një punëtor në fabrikën “11 Tetori”

Një punëtor 32-vjeçar në fabrikën FZC “11 Tetori” është lënduar kur një koleg i tij duke drejtuar vinçin, nuk e ka vërejtur se ia shtypur këmbët.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:30 kur V.S. (48) ka drejtuar vinç dhe ka lëvizur nëpër binarët në rrethin e fabrikës dhe gjatë kalimit afër konstruksioneve metalike, ia ka shtypur këmbët I.GJ. nga Kumanova.

I lënduari është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për mjekim të mëtejshëm. Po ndërmerren masa për ndriçim të plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button