Reali vjen me goditjen e parë në merkato (FOTO)

Mediat braziliane e kanë konfirmuar se Real Madrid dhe Flamengo kanë arritur marrëveshje për Vinicius Junior, i cili nga viti 2018 do t’i bashkohet skuadrës spanjolle.

Një zyrtar i Real Madridit të hënën do të udhëtojë në Brazil për të nënshkruar marrëveshjen, ku do të paguajnë edhe shumë e parë prej 20 milionë eurove, nga 45 sa ka kushtuar braziliani.

Ndërsa, të martën edhe zyrtarisht të dy skuadrat do të konfirmojnë një prej transferimeve më të shtrenjta, pasi Vinicius është vetëm 16 vjeçar.

Lojtari do të mbetet deri ë verën e vitit 2018 në Flamengo, pasi për shkak të moshës nuk mund të transferohet dhe të fitojë përvojë edhe më shumë.

Kujtojmë se Real Madrid për Vinicius mposhti konkurrencën e Barcelonës, e cila kishte ofruar vetëm 20 milionë euro për shërbimet e tij.

Vinicius ditë më parë është promovuar në ekipin e parë, ku edhe ka luajtur në dy ndeshje.

222

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button