Është e e pavend që Ivanov të propozon amnesti nga Kuvendi për dhunuesit e deputetëve!

Nuk bëhet fjalë për njerëz të cilët mblodhën turmën dhe janë udhëhequr nga emocionet”, por për njerëz të cilët kanë ardhur me vetëdije që të rihen! Si është e mundur që dikush që ka “mbledhur turmën” nëse kanë ardhur “të përgatitur” me maska?! Ngjarjet dhe i gjithë ambienti politik në vend në vitin 2002 dhe tani pas 15 vitesh, nuk krahasohen. Amnistia për të cilën flet Ivanov ka qenë e motivuar politikisht dhe e realizuar në pranverë të vitit 2002, si detyrim nga Marrëveshja e Ohrit dhe si kusht për relaksimin e atmosferës së pas konfliktit.

Burimi: Vërtetëmatësi

Presidenti Gjorgje Ivanov me (17.07.2017) pas ndarjes së mandatit për përbërjen e qeverisë së liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, në një intervistë më të gjatë në emisionin “Vetëm e vërteta” në televizionin “Kanal 5” deklaroi edhe këtë në vazhdim:

Në në vitin 2001 kishin një konflikt të armatosur, andaj gjetëm mënyrë për paqe.Nëse kanë dobësi deputetët e vet, në përbërjen e tij në Kuvend, nëse duan që të veprojnë për qetësimin e shoqërisë, që tregojnë akt të vullnetit të mirë dhe paqes, le të bëjnë atë që u bë pas konfliktit të vitit 2001.Atëherë e dinim se Kuvendi amnistoi kriminelët e luftës. Nëse ka qenë e mundur që të amnistohen kriminelët atëherë përse të mos ju ndihmojmë njerëzve të cilët kanë mbledhur turmën ose njerëzve të cilët kanë marr pjesë në diçka që është më shumë shprehje e emocioneve. 

[Burimi: Kanal 5 (Prej minutës 14,40 deri te minuta e 15,15 e videos) , Data: 17.05.2017]

ARSYETIM:

Këtë deklaratë të shefit të shtetit, Gjorgje Ivanov, në të cilën ai praktikisht kushtëzon Kuvendin që të amnistojë të dyshuarit dhe të akuzuarit për incidentin e përgjakshëm në Parlament me 27 prill 2017, e vlerësojmë si të papërshtatshme jo konsekuente. 

Një propozim të tillë Ivanovi e përmendi dy herë në intervistë. Gjegjësisht, ai e propozoi dhe më pas të njëjtën e përsëriti edhe në përgjigjen e drejtpërdrejtë të gazetares: A vlerësojmë se duhet që të amnistohen ata njerëz (të dyshuar për dhunë)”:

Nëse ekziston vullneti në parlament veçanërisht nga shumica parlamentare dhe duke pasur përvojën pas vitit 2001 dhe nëse duan që të kemi paqe në shtet le ta dëshmojnë me këtë vepër. 

Menjëherë pas Ivanov dha shpjegim se ai nuk mund që ta bëj këtë:

Përndryshe, procedura për falje të presidenti është e gjatë dhe ajo ka të bëj më atë pasi që gjykata të jep vendim. Procedura shkon nga burgjet në Ministrin e Drejtësisë, nga Ministria e Drejtësisë deri te Komisioni për falje, nga Komisioni për falje deri te unë dhe ajo është procedurë e gjatë. 

Përgjatë asaj shtoj se:

Abolimi është krejtësisht çështje tjetër dhe kjo dihet dhe shkruhet kur është në pyetje interesi shtetëror (prej minutës 15,24 deri te minuta e 16,02 e videos)

Ivanov, duke kërkuar nga përbërja re qeveritare – Parlamentin i ri të ju ndihmojë njerëzve të cilët kanë mbledhur turmën, të cilët kanë qenë të udhëhequr nga emocionet”, dukshëm minimizoi incidentin e turpshëm në Kuvend. Po ashtu, zvogëlon peshën e veprës së kryer ndaj deputetëve, gazetarëve, policëve dhe Kuvendit si institucion. Me një apel të këtillë, në të vërtetë. e relativizon edhe dhunën edhe tentimin për rrënimin e Parlamentit  si përfaqësues të shtëpisë së qytetarëve dhe bartëse e pushtetit legjislative. Ai me një lehtësi të paparë jua fal dhunuesve dhe sugjeron që të njëjtën ta bëj edhe Kuvendi!

Vetëm se, në rastin konkret nuk bëhet fjalë “për njerëz të cilët kanë mbledhur turmën dhe që janë udhëhequr nga emocionet”, por është nga njerëzit të cilët kanë ardhur me vetëdije deri te dhuna! Si është e mundur që të “mbledhin turmën”, nëse ata kanë ardhur “të përgatitur” me maska?! A kanë mundur që të mbledhin turmën ata të cilët rrahën deputetin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën, i cili ishte më i lënduari? Opinioni u trondit nga incizimet në të cilat shihe se disa egërsira tërheqin Selën – ndoshta duke menduar se ai ka vdekur, dhe duke bërtitur: “Zaev, Zaevi na duhet jo ai”! Prej cilave “emocione” kanë vepruar njerëzit që ashtu egërsisht t’i hidhen Selës, ose, të atyre të cilët me ulëse dhe mbajtëse metalike të kamerave sulmojnë deputetët e tjerë?

Videot, të cilat rrotullohen nëpër mediumet dhe në internet dëshmojnë për personat të cilët me kënaqësi sulmojnë, dhe jo për persona të “joshur”, të ndikuar nga momenti – atmosfera. Ka edhe indikacione se të paktën një pjesë e dhunuesve nuk kanë hyrë nga protestuesit, por nga garazha Kuvendit, pjesë e cila është e lejuar vetëm për veturat zyrtare. Ndërsa, ashtu siç u publikua, një pjesë e madhe e dhunuesve në Parlament kanë dosje kriminale, ndërsa njëri prej dhunuesve kishte veshur bluzë të partisë së djathë ekstremiste PDK (Partia e te drejtave të kroatëve) me mbishkrim: “Për shtëpi të përgatitur”

Po ashtu, Ivanov bën paralelizëm me dy çështje të cilat nuk krahasohen. Amnistia për të cilën flet ndodhi në konfliktin e armatosur në viti 2001, u motivua politikisht dhe e realizuar në pranverë të vitit 2002, si detyrë e Marrëveshjes kornizë (në të cilën, garantuese është bashkësia ndërkombëtare) dhe ishte kusht për relaksim të atmosferës së pas konfliktit në vend.

Me 07.03.2002 u miratua Ligji për amnisti me të cilin shteti fali disa përfaqësues të UÇK-së. Ligji i përmendur atëherë u miratua nën shtypjen e madhe të ndërkombëtarëve dhe nga shumë kërcënime të drejtpërdrejta lidhur për mbajtjen e konferencës së atëhershme të donacioneve. Është interesante se vet Ligji është paraparë që në afat prej tre ditësh të ekzekutohet amnistia. Parlamenti maqedonas miratoi Ligjin me 7 mars të vitit 2002 në orët e vona të ditës. Edhe pse kishte kundërshtime edhe nga LSDM edhe nga VMRO-DPMNE, ai u miratua edhe në formën e cila u propozuar edhe nga Qeveria, pa asnjë intervenim dhe mori mbështetje nga katër partitë parlamentare, liderët e partive të cilët nënshkruan dokumentin Kornizë – VMRO-DPMNE, LSDM, PDSH dhe PPD. Ligji u votua me 64 vota “për”, 12 deputet u deklaruan kundër – deputetët e pavarur alternativa, ata të VMRO-së Vërtetë dhe disa parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe nga LSDM,  ndërsa tetë ishin të përmbajtur, po ashtu edhe nga radhët e LSDM-së edhe nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Kështu që, ngjarjet dhe i gjithë ambienti politik në vend asokohe(në vitin 2002) dhe tani pas 15 vitesh, nuk krahasohen. Dhe deklarata e Ivanov ku kërkon që deputetët të tregojnë “tolerancë dhe mëshirë” për dhunën në Parlament është komplet e pavend. 

Dhe krejt në fund, kur jemi te amnistia, duhet që të thuhet se me 19.07.2011 Kuvendi me vota të shumicës qeverisëse – VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, votuan amnisti për lëndët të cilat nga Gjykata Ndërkombëtare në Hag u kthyen në Maqedoni. Me pranimin e interpretimit autentik të nenin 1 nga ligji për amnisti, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së vendosën që të ndërpritet përndjekja penale e katër përgjegjësve në “Rastet e Hagës”: “Udhheqësia e UÇK-së”, “Nepreshten”, “Punëtorët e Mavrovës” dhe “Mbrojtja e Lipkovës” u përpunuan nga Gjykata Ndërkombëtare në Hag, por në vitin 2008 ata u kthyen nën mbikëqyrjen e gjykatave maqedonase.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button