Fëmijët me aftësi të kufizuara me tenda para Kuvendit për kushte më të mira

Personat me aftësi të veçanta dhe të afërmit e tyre për të dytën herë me radhë janë vendosur në tenda përball Kuvendit për të kërkuar nga pushteti i ri t’u mundësohen kushte dhe një jetë më e mirë.  Për këtë, iniciativa qytetare “5 në 12” kërkon ndryshime të caktuara ligjore prej të cilave më urgjente janë ata në sistemin arsimor, shkruan Alsat M, njofton Portalb.mk.

“Fokusi jonë është rreth sistemit arsimor, rreth mbrojtjes sociale, rreth mbrojtjes shëndetësore dhe sfera të tjera të ndryshme. Si pikë e parë ne nuk kemi arsim të rregullt për personat me shikim të dëmtuar. Nuk kemi, makineri të mjaftueshme, nuk kemi libra adekuat, nuk kemi figura daktile të cilat do ua lehtësonin sistemin e arsimit këtyre personave”,  deklaroi Suaret Alshat, Iniciativa qytetare “ 5 në 12”.

Prindërit e fëmijëve me nevoja të posaçme shpjegojnë vështirësitë që kanë në përditshmërinë e tyre. Fëmijët me nevoja të posaçme dhe prindërit e tyre për të dytën herë brenda dy muajsh, do të qëndrojnë në tenda para Kuvendit deri të hënën pasdite për të shprehur revoltën e tyre ndaj heshtjes së institucioneve. Ish ministrja e Punës Sociale Frosina Remenski, u premtoi atyre ndryshime, në gjashtë muajt e parë të Qeverisë së re

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button