Katër hipoteza për enigmën e Rudolf Hessit, njeriut që jetoi në hijen e Hitlerit

Fluturimi misterioz i Rudolf Hessit në Britaninë e madhe ka bërë të dalin shumë supozime, që nga më të vetëkuptueshmet, deri tek më të pamundurit. Por arsyen e vërtetë të atij udhëtimi do ta dijmë vetëm nëse Mbretëria e Bashkuar hap arkivat sekretë

  1. PAQE E VEÇANTE

Hitleri s’e kishte fshehur asnjëherë admirimin e tij për perandorinë krijuar nga Britania e Madhe, dhe disa dëshmitarë pajtohen në raportimin që një herë në publik, duke iu referuar anglezëve, kancelari i Rajhut kishte pyetur: “Çfarë duhet të bëj për të siguruar miqësinë e tyre?”. Kështu Hess, i bindur se fundi i luftimeve me britanikët ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për Führerin e tij, ndoshta ka marrë përgjegjësinë për të hyrë në negociata me qeverinë britanike për një paqe të veçantë. Gjërat shkuan në mënyrën më të keqe: në Angli ai nuk mundi të bisedonte me të asnjë në nivel qeveritar, dhe Hitleri e mohoi atë.

2. ALEANCE

Në vitin 1948, Karlheinz Pietsch ish ndihmës i Rudolf Hessit në terren në momentin e fluturimit të tij në Angli, shkruajti një kujtim ku pohonte që bëhej fjalë padyshim “për një mision të dakordësuar me anglezët” me qëllimin që të krijonte “me çdo kusht një aleancë ushtarake mes Gjermanisë dhe Anglisë kundër Rusisë, ose të paktën të siguronte neutralitetin e Anglisë”.

Dokumenti, i nxjerrë nga arkivat ruse nga një historian gjerman, u ekzaminua dhe bë i ditur në 2011 nga e përjavshmja e Hamburgut “Der Spiegel”, por Britania e Madhe e ka hedhur gjithmonë popshtë këtë version të fakteve.

3. TRADHETI

Që në muajt e parë të 1940, në Gjermani, mes udhëheqësve ushtarakë dhe diplomatëve qarkullonte ideja tronditëse e një aventure lufte, e cila parashikohej e dëmshme për popullin gjerman. Për shkak të pozicionit të tij, Hess nuk mund të injoronte dyshimet dhe pakënaqësinë që përvidheshin edhe në mjediset më të afërt të Hitlerit, dhe mund të ketë menduar që të dorëzohej në duart e britanikëve, për t’u ofruar atyre informacion të vlefshëm politik dhe ushtarak, informacion i cili do të përshpejtonte fundin e konfliktit, si dhe kufizonte dëmtimin e popullatës civile. Por në Angli, Hessi nuk mundi të gjente askënd të gatshëm për ta dëgjuar, dhe publiku gjerman e mohoi atë.

4. ARRATI

Disa muaj pas fillimit të luftës, opinioni publik botëror ishte kompakt kundër Hitlerit: diplomatët dhe udhëheqësit ushtarakë kishin frikë se në sytë e botës, figura e Hitlerit i ishte mbivendosur asaj të Gjermanisë, duke dërguar në humnerë jo vetëm atë, por edhe të gjithë shoqëruesit e tij dhe të gjithë vendin. Për këtë arsye, Hessi ndoshta ka vendosur të largohet nga Gjermania dhe të lërë pas shefin e tij. Hipoteza, megjithatë, duket më pak e besueshme, për shkak të lidhjes së thellë të Hessit me familjen e tij, që ai kurrë nuk do ta vinte qëllimisht në rrezik duke u arratisur. / bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button