Kronika nga ferri!

Jo të gjithë banorët e Hiroshimës dhe Nagasakit që ishin në afërsi të shpërthimit patën “fatin” që të vdisnin në kohën e shpërthimit, apo në ditët në vijim. Shumë mbetën i gjallë, por me një çmim të lartë. Të mbijetuarit morën emrin kolektiv hibakusha “të prekur nga shpërthimi.” Përveç se vuajtën nga djegie të tmerrshme, shumë prej tyre u prekën nga leuçemia dhe kanceri, dhe shumë më tepër vuajtën nga ankthi dhe sëmundjet somatike, madje edhe njëzet vjet pas ngjarjeve. T shumtë ishin sakatët dhe të paaftët për të punuar.

Studimet mbi defektet e lindjes tek fëmijët e grave shtatzëna të prekura nga rrezatimi kanë dhënë rezultate kontradiktore, por është e sigurt se të mbijetuarit dhe pasardhësit e tyre janë ende viktima të paragjykimeve në Japoni: mbizotëron ideja se ata janë bartës të defekteve të trashëguara, apo edhe sëmundjeve ngjitëse. /bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button