Fustani i vitit? Pippa Middleton nuse, një përsosmëri klasike

Pippa Middleton dhe James Mattheës do të japin betimet e tyre sot në kishën St. Mark në shtëpinë ë fshatit të nuses në Bucklebury. Gjatë mbërritjes, Pippa dukej një perfeksion, madje ka kaluar edhe pritshmëritë tona se si do të dukej ajo sot. Me një look klasik, i thjeshtë por tepër elegant dhe chic. Njësoj si e motra, as ajo nuk riskoi për ndodnjë ndryshim të dukshëm në pamjen e saj por zgjodhi atë më të sigurtën, stilin e “nuses tipike në kishë” me një look komfort e të pranueshëm, transmeton Revista Class.

Por ndryshe nga Kate, Pippa zgjodhi që eskorta shoqëruese të ishte babai i saj me një makinë vintage në ngjyrë të zezë. Fustani është dizenjuar nga Deacon, i gjithi i punuar me dorë me një dizajn përrallor dhe tepër delikat. Ne na mbetet vetëm t’i japim urimet më të mira motrës së dukeshës më të dashur, dhe të vazhdojmë të ëndërrojmë për ditën tonë të madhe.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button