Modelja shqiptare, sozia e Monica Belluccit

Ka shkëlqyer në të gjitha pasarelat ku ka marrë pjesë. Tashmë e larguar nga Shqipëria për të ndërtuar karrierën ndërkombëtare ne SHBA modelja shqiptare Adrola Dushi ka linja të hatashme, një portret që të lë pa frymë dhe sigurisht shumë ndjekës e njerëz dashamirës të bukurisë së saj. Ajo ka spikatur gjithmonë për pamjen e saj e ndërsa shohim fotot që bukuroshja poston në instagram mbetemi gojëhapur për atë perfeksion imazhi që ajo përfaqëson. Duket gati gati e pamundur që një bukuri e tillë të jetë reale dhe aq më pak pastaj të jemi të bekuar sa mos të kemi vetëm një, por plot dy të tilla, transmeton Revista Class.

Bëhët fjalë pikërisht për foton e postuar së fundmi në instagramin e Adrolës ku supermodelja veshur me një fustan të gjatë klasik është komentuar dhe krahasuar njëkohësisht për bukurinë e saj me seks-simbolin italian Monica Bellucci. A nuk mendoni dhe ju se i kanë rënën pikës? Dy emra që përfaqesojnë dy shtete po njësoj të përafërta saç janë dhe vetë këto dy imazhe, bukuri mesdhetare e së njëjtës natyrë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button