Lëvizja BESA: Sot fillojnë zyrtarisht bisedimet me LSDM-në

Sot ka mbajtur mbledhje Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA, ku është diskutuar për parimet bazë të bashkëqeverisjes me LSDM-në.

“Në këtë takim është ngritur edhe një komision i veçantë, i cili prej sot i fillon bisedimet zyrtare me mandatarin e ri. Drejtues ose koordinator i këtij komisioni është caktuar të jetë Dr. Arben Labënishti, nënkryetar i Lëvizjes Besa. Në frymë të premtimit për transparencë me votuesin shqiptar, Kryesia Qendrore e BESËS e informon anëtarësinë e saj, por edhe opinionin në përgjithësi, se do të mbetet e përkushtuar në programin zgjedhor, me të cilin edhe garoi dhe mori besimin e qytetarëve shqiptarë në Maqedoni në zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016. Për detajet dhe epilogun e bisedimeve opinioni do të informohet me kohë”, njoftojnë nga Lëvizja BESA.

“Për ne gjëja më e rëndësishme është se mbi cilat parime do të funksionon qeveria e ardhshme. Parimet janë çështje të cilat do të publikohen, por një pjesë e tyre tashmë edhe ka qenë publike, për detaje do ta flasim herën tjetër. Këto janë bisedime fillestare se si ne e shohim Qeverinë e ardhshme. Është çështje e nxjerrjes nga konteksti. Nuk është serioze –tha Afrim Gashi, deputet i Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button