Ivanov: Maqedonia dhe Jordani kanë progres në sferën e zbulimit dhe këmbimit të informatave

Jordani  është vend i cili është shembull pozitiv, i cili kontribuon për stabilitetin e Lindjes së Afërt dhe nga interesi i Maqedonisë është që të jetë e pranishme në planin e sigurisë-zbulimit, por edhe në atë ekonomik, deklaroi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov pas takimit me Mbretin e Jordanisë Abdulla II.

Ivanov, siç informojnë nga Kabineti i presidentit, ka theksuar se ky është takimi i tij i dytë me mbretin e Jordanisë, pasi në takimin e tyre të vitit të kaluar në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Kombeve të Bashkuara, dy burrështetasit janë dakorduar për intensifikim të bashkëpunimit midis dy vendeve në më shumë sfera, posaçërisht në zbulimin dhe këmbimin e informatave për të gjithë ato kanosje që nga Lindja e Afërt vijnë në Evropë dhe posaçërisht në Ballkan.

иванов крал јордан

Presidenti ka paralajmëruar nënshkrim të disa marrëveshjeve me Jordaninë, me ç’rast në mënyrë të rëndësishme do të avancohej korniza normative-juridike dhe bashkëpunimi ekonomik midis të dy vendeve.

Mbreti i Jordanisë është nikoqir i Forumit ekonomik botëror për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore, që po mbahet në Aman, ndërsa presidenti Ivanov merr pjesë me ftesë të tij personale.

Në Forumin ekonomik botëror për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Verore marrin pjesë mbi 1000 liderë politik, përfaqësues nga sektori afarist dhe shoqëria civile, nga më shumë se pesëdhjetë shtete, midis të cilëve mbreti i Spanjës Felipe VI, presidenti irakian Fuad Masum, presidenti egjiptian Al Sisi, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë dhe Politikë të Jashtme dhe zëvendës-kryetare e Komisionit Evropian Federika Mogerini, komisari për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim i BE-së Johanes Han, ministri holandez u Punëve të Jashtme Bert Koenders, ministri norvegjez i Punëve të Jashtme Borge Brende, ministri sllovak i Punëve të Jashtme Mirosllav Lajçak dhe të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button