17 policë suspendohen përkohësisht nga puna, Sindikata kërkon përgjegjësi komanduese

Sindikata e policisë reagon ndaj vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për suspendimin e 17 policëve dhe kërkoi nga MPB që të mos e lë anash përgjegjësinë komanduese, njofton Portalb.mk.

“Apelojmë deri te MPB që kompetencat e saja t’i kryet në mënyrë bazike dhe juridike në pajtueshmëri me dispozitat ligjore, pastaj duke u kujdesur ndaj të gjithë karakterisitikave individuale të çdo rastin veç e veç, veçmas nëse kolegët individualisht kanë qenë vetëm ose kanë qenë në numër të vogël që në mënyrë kualitative të veprojnë, pastaj dhe duke mos marrë instruksione përkatëse për një ngjarje të këtillë specifike. Kërkojmë që MPB të mos e lë anash përgjegjësinë komanduese e cila është kruciale në këtë situatë”, theksoi kryetari i Sindikatës së Policëve.

Prej atje informojnë se anëtarësia do t’u sigurojë ndihmë falas juridike gjatë gjithë procesit, duke filluar që nga ankesat kundër vendimit për suspendim dhe eventualisht deri në zgjidhje gjyqësore.

Ndryshe, Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër 11 nëpunësve policorë nga SPB – Shkup dhe kundër katër pjesëtarëve të Njësitit për sistemim të shpejtë vendosi procedurë disiplinore dhe u ka dhënë vendime për largim të përkohshëm nga vendet e punës, ndërsa një eprori të lartë në Ministri i është dhënë vendim për largim të përkohshëm nga vendi i punës, Vendimet, siç njoftuan nga MPB-ja, janë sjellë lidhur me ngjarjet e pakëndshme që ndodhën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të këtij viti.

Në bazë të materialit të kontrolluar të dëshmive, Sektori për kontroll të brendshëm ka konfirmuar se prezenca e tyre në vendet e punës negativisht do të reflektojë mbi punën e Ministrisë për çfarë arsye nevojitet largimi i tyre nga vendet e punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore. Nga video materiali është konstatuar se nëpunësit policorë në mënyrë pasive e kanë mbikëqyrur turmën e qytetarëve që ka tentuar të hyjë në numër më të madh në Kuvend dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë masë me të cilën do t’u ndihmonin nëpunësve të tjerë policorë. Pas hyrjes së dhunshme  të turmës në Kuvend këta nëpunës policorë kanë vazhduar në mënyrë pasive të sillen në hollin dhe shkallët dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim zyrtar me ç’rast i kanë mundësuar turmës që pa pengesë të lëvizë në Kuvend.

Në bazë të gjendjes së konstatuar, siç thuhet në kumtesë, Sektori për kontroll të brendshëm ka konfirmuar se në rastin konkret këta nëpunës policorë nuk kanë zbatuar masa nga autorizimet me ç’rast kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për polici, Rregulloren për mënyrën e kryerjes së punëve policore, Udhëzimin për mënyrën e sjelljes dhe marrëdhënie të ndërsjella të nëpunësve policorë dhe në kundërshtim me Kodin e etikës policore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button