De Biasi zbulon përforcimin e ri të Milanit, e kërkoi në ekipin e Shqipërisë (FOTO)

ianni De Biasi ka komentuar afrimet e reja të Milanit. Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka komentuar afrimet e reja të Milanit, teksa është thuajse i përfunduar i afrimi Musacchio-s si dhe i Ricardo Rodrigez.

Strategu kuqezi ka zbuluar se ka tentuar ta afrojë Musacchion për shkak se ai ka origjinë shqiptare.

“Aimë pëlqen. Madje e kam ndjekur dhe nga afër, i kam dërguar mesazhe, sepse ka prindër shqiptarë dhe doja ta afroja në kombëtare. Ndërsa Rodrigez më pëlqen shumë. Është zviceran, ka eksperiencë, karizëm dhe potencë fizike. Është një lojtar i gatshëm”, tha De Biasi.

Mateo Pablo Musacchio është me origjinë shqiptare, për shkak se ka prindërit arbëreshë. Ai vjen nga fisi i Muzaka, të cilët kanë jetuar në jug-perëndim të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button