Pas skandaleve seksuale, çifti i njohur drejt divorcit

Pas shumë ngatërresash në skandale mesazhesh seksuale, ish kongresmeni dhe kandidati për kryetar bashkie i Nju Jorkut Anthony Weiner, ka firmosur kërkesën për divorc nga bashkëshortja e tij, asistentja e Hillary Clinton, Huma Abedin. New York Post raporton se Abedin ka kërkuar divorcin në Gjykatën e Larte të Manhatanit.

Ajo ka kërkuar anonimatin për këtë çështje dhe paraqitja e pakontestueshme, kështu që nuk do të ketë as “luftime” për kujdestarinë e djalit të tyre 5- vjeçar, Jordanit.

Ajo ka paraqitur këtë kërkesë edhe në gusht të vitit të shkuar, përgjatë fushatës së Clinton  pasi doli që Weiner kishte shkëmbyer imazhe të turpshme intime, ku njëra prej tyre përfshinte Jordanin në kornizë.

Të premten, Weiner u deklarua fajtor për transferim të materialeve të turpshme tek një i mitur, duke pranuar se i dërgoi mesazhe seksuale një nxënësi 15-vjeçar. New York Times raporton se do të duhet të përballet me masën e ndëshkimit me burg si pjesë e marrëveshjes së pranimit të fajësisë. Ai do të dënohet më 8 shtator. Në gjykatë, Weiner tha se ai ka filluar trajtimin e shëndetit mendor. “Unë pranoj përgjegjësinë e plotë për sjelljen time,” i tha ai një gjykatësi. “Unë kam një sëmundje, por unë nuk kam një justifikim.”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button