KQZ Kosovë: Në zgjedhje garojnë 5 koalicione, 19 parti dhe 2 iniciativa qytetare

Në Kosovë ka përfunduar mbrëmë afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor të këtij viti.

Sipas ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, afati pë certifikimin e subjekteve është mbyllur mbrëm në mesnatë. Deri në përfundim të afatit janë paraqitur për certifikim 5 koalicione të subjekteve politike, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Por gara kryesore do të zhvillohet mes koalicionit, PDK, AAK, NISMA, i cili ka nominuar për kryeminsitër liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka nominuar për kryeminsitër Albin Kurtin. Dhe Koalicioni LDK, AKR, Alternativa që garon me kandidatin për kryeministër Avdulla Hoti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button