Ivanov: Maqedonia e gatshme të ndihmojë për ballafaqimin me krizën e emigrantëve

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, në kuadër të vizitës së punës në Jordani dhe pjesëmarrjen në Forumin ekonomik botëror për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore, në Aman realizoi takim me Uiliam Lejsi Suing, drejtor i përgjithshëm i Organizatës ndërkombëtare për migrim (IOM).

Të dy bashkëbiseduesit, njoftojnë nga kabineti i presidentit, kanë këmbyer mendime për bashkëpunimin midis Republikës së Maqedonisë dhe IOM-it, si dhe për aktivitetet e organizatës në nivel rajonal dhe global.

Presidenti Ivanov ka shprehur falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm që Republika e Maqedonisë e realizon  me IOM-in, posaçërisht për mbështetjen në ballafaqimin me krizën e emigrantëve.

Drejtori i përgjithshëm shprehi kënaqësi nga raporti dhe trajtimi i Republikës së Maqedonisë ndaj refugjatëve dhe emigrantëve, në pajtueshmëri me të gjithë standardet ndërkombëtare dhe i përshëndeti mënyrat me të cilat vendi ballafaqohet me krizën e emigrantëve.

Në takim presidenti Ivanov ka shprehur gatishmëri për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë në aktivitetet e ardhshme të IOM-it dhe vazhdim të bashkëpunimit në pajtueshmëri me nevojat e shtetit. Me ftesë të Republikës së Maqedonisë, drejtori i përgjithshëm i Organizatës ndërkombëtare për emigrim do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë.

Vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit midis Agjencisë ndërkombëtare japoneze për bashkëpunim dhe Maqedonisë

иванов џајка јапонија

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin ekonomik botëror për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore, presidenti Gjorge Ivanov u takua me zëvendës-kryetarin e Agjencisë ndërkombëtare japoneze për bashkëpunim (JICA), Keniçi Tomijoshi. Në takim, siç informojnë nga Kabineti i presidentit, janë këmbyer mendime për mundësitë për bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe JICA-s në sferat e interesit të përbashkët.

Ivanov marrëdhëniet me Japoninë i vlerësoi si të shkëlqyeshme, duke theksuar se hapja e ambasadave të Maqedonisë në Japoni dhe të Japonisë në Maqedoni, pret intensifikim të dialogut politik dhe pasurim të bashkëpunimit të përgjithshëm. Japonia është një prej donatorëve më të mëdhenj bilateral të Republikës së Maqedonisë dhe JICA ka vend dhe rol të posaçëm në këtë plan, për çka Maqedonia shprehi falënderim.

Në takim janë shqyrtuar mundësitë për vazhdim të mbështetjes për Republikën e Maqedonisë në sferat e mjedisit jetësor dhe menaxhmetit të krizave me katastrofat natyrore, si dhe për mundësinë për hapje të zyrës rajonale të JIC-s në Republikën e Maqedonisë.

Në Forumin ekonomik botëror për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Verore marrin pjesë mbi 1000 liderë politik, përfaqësues nga sektori afarist dhe shoqëria civile, nga më shumë se pesëdhjetë shtete, midis të cilëve mbreti i Spanjës Felipe VI, presidenti irakian Fuad Masum, presidenti egjiptian Al Sisi, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë dhe Politikë të Jashtme dhe zëvendës-kryetare e Komisionit Evropian Federika Mogerini, komisari për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim i BE-së Johanes Han, ministri holandez u Punëve të Jashtme Bert Koenders, ministri norvegjez i Punëve të Jashtme Borge Brende, ministri sllovak i Punëve të Jashtme Mirosllav Lajçak dhe të tjerë.

Pjesëmarrësit në forumin në Aman diskutojnë për më shumë tema, midis të cilave për rolin e Mbretërisë së Jordanisë në rajon, perspektivat ekonomike të vendeve nga ky rajon, ndryshimet në gjeopolitikë dhe sfidat humanitare lidhur me gjendjet në Siri, Irak dhe Libi, si dhe kriza aktuale e emigrantëve.

Ivanov-Bokova: Maqedonia i mbështet programet e UNESKO-s për mbrojtje të trashëgimisë kulturore-historike

иванов бокова унеско

Presidenti Gjorge Ivanov sot në Aman realizoi takim me drejtoreshën e përgjithshme të UNESKO-s Irina Bokova, në të cilin është biseduar për aktivitetet dhe projektet vijuese dhe të ardhshme të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me organizatën botërore për arsim, shkencë dhe kulturë.

Të dy bashkëbiseduesit, njoftuan nga Kabineti i presidentit, e kanë konfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis Republikës së Maqedonisë dhe UNESKO-s dhe shprehën gatishmëri për zgjerim të saj në drejtim të realizimit të projekteve nga sferat e kulturës, arsimit, shkencës, komunikimeve, informatave, dhe lidhur me programet për të rinj dhe shoqërinë civile.

Në takim  janë këmbyer mendime rreth ndodhive aktuale në Republikën e Maqedonisë në plan politik, informata për rolin e UNESKO-s lidhur me krizën e  refugjatëve, si dhe për aktualitetet dhe proceset reformuese në organizatën botërore. Në këtë drejtim Bokova e ka informuar presidentin Ivanov për sfidat me të cilat ballafaqohet UNESKO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button