Ja sekreti i martesës së lumtur 70 vjeçare të mbretëreshës Elizabeta e Dytë dhe princit Filip

Mbretëresha Elizabeta e Dytë dhe princi Filip mund të lavdërohen me martesën më të gjatë mbretërore në histori – aleanca u zgjat tashmë plotë 70 vjet. Sipas biografit Gjels Brandret, të dy kanë qenë të lumtur gjatë tërë këtyre dekadave, sepse lidhja e tyre ka dinamikë ideale, publikoi revista Pipëll.

Brandret, i cili është autore e librit “Portreti i një martese” nga viti 2004, shkruan ese kushtuar mbretëreshës 93 vjeçare dhe bashkëshortit të saj 98 vjeçar, në të cilën e shfaq teorinë e tij gjegjësisht sekretin e aleancës së tyre të suksesshme. Sipas tij, kjo ka rrënjë në tre gjërat e vijuese:

1. Ai e bën të qesh. Me ndjenjën e tij tipike britanike dhe posaçërisht ndjenjën pa censurë për humor, princin Filip gjithmonë ka qenë njeriu i cili më lehtë mund ta bëjë të qesh mbretëreshën. “Duka nga Edinburgu” është njeri shumë argëtues, shkruan Brandret. “Ajo thotë se ai ka thënë: Nëse ndonjëherë shihni ndonjë njeri si ja hap derën e automobilit të tij gruas së tij, do të thotë ose vetura ose gruaja janë të reja”

2. Ajo e mban kurorën, por ai është koka e familjes. Filipi është bashkëshort perfekt për Elizabetin. Nga vendosja e kurorës së saj në vitin 1953 deri tani, ai e ka përmbushur çdo obligim mbretëror si të tillë, por kjo as prej së largu nuk do të thotë se ka qenë “burrë nën fund”. “Mbretëresha e mban kurorën, por burri i saj – pantallonat!”, bën shaka Brandret. “Ai është fuqia pas fronit: i ashpër dhe gjithmonë në ndihmë”. Krahas asaj për shkak faktit se ajo është mbretëresha britanike, askush tjetër në botë nuk sille me të në mënyrë tërësisht normale – përveç mbretit Filip. Ai është njeriu i vetëm të cilit ajo mundet qetë t’i thotë: “O Filip, hesht!” Që të dy e bëjnë këtë.
3. Secili prej tyre i pranon dobësitë dhe dallimet te tjetri. Filipi gjithmonë ka qenë dinamik, komunikues, aventurist dhe ka dashur sfida, thotë biografi. Elizabeta, nga ana tjetër, është më konservative, e butë dhe e pirur t’i bëjë gjërat ashtu siç i ka bërë gjithmonë. Ai ka durim të pafund për gjithçka. “Si çift ata janë aleatë, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë pikëpamje të tyre”, shton ende Brandret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button