Tetova e harruar, as subvencione e as dëmshpërblime

Rreth 10 mijë bujq të Tetovës janë në pritje të subvencioneve nga shteti. Këtë e kanë konfirmuar nga Njësia rajonale e Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë prej nga thonë se në vit bujqit tetovarë në total marrin rreth 5 milionë euro, shkruan gazeta KOHA.

“Brenda një viti mbi 5 mijë bujq që marrin subvencione për të mbjellat e tyre. Mbi katër mijë janë që marrin subvencione për qumësht. Pra, kemi diku rreth 10 mijë bujq që marrin subvencione. Bëhet fjalë për rajonin nga Jazhinca e deri në Vrapçisht. Kur bëhet fjalë për qumështin bujqit paraqesin tre herë në vit qumështin që shesin”, thotë për KOHA, Afrim Serjani, kryeshef i Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë.

Sipas kësaj, janë dhjetë mijë bujq që presin të marrin subvencionet nga shteti të cilët janë vonuar dukshëm pas procedurave në institucionet e drejtësisë dhe të Ministrisë së Financave. Por, nga ana tjetër, së fundi janë evidentuar edhe dëmet nga ngricat që u shkaktuan rreth një muaj më parë në rajonin e Tetovës.

Në ndërkohë gati se dy vite pasi që shteti mundësoi formimin e kooperativave bujqësore në Tetovë ende nuk ka të formuar një të tillë nga bujqit tetovarë. Vetëm njëra është në proces të formimit ndërsa sipas informacioneve nga Njësia Rajonale e Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë bujqit tetovarë nuk janë të interesuar për një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button