Një policit i kanë dërguar mesazhe kërcënuese dhe plumb në zarf

Policia e Strugës bën me dije se me sot pas mesnate, saktësisht më 00.10 një polic ka paraqitur rastin për “vënien në rrezik të sigurisë”. Gjegjësisht, gjatë mbrëmjes së kaluar në periudhën prej ora 21 deri më 23 para shtëpisë së tij një person i panjohur në veturën me markën “BMW”, në pronësi të nënës së policit, ka lënë një letër me mesazh kërcënues së bashku me një zarf me plumb me kalibër prej 9 milimetrave, njofton Portalb.mk.

Gjithashtu ditë më parë, si që lajmëron policia në veturën e vetë më datë 07.05.17, polici ka gjetur letër me mesazh kërcënues por këtë e pa ka paraqitur vetëm në vendin e tij të punës. Policia po merr masat për hetimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button