Tërmet i fuqishëm në rajonin e Filipineve

Tërmet i fuqishëm herët në mëngjes është regjistruar në rajonin e Filipineve, por tani për tani nuk ka informata për viktima ose dëme të shkaktuara materiale, ndërsa nuk është dhënë as paralajmërim për paraqitje të mundshme të cunamëve.
Qendra sizmologjike kineze njoftoi se tërmeti ka qenë me intensitet prej 6,0 ballësh sipas shkallës së Rihterit në thellësi prej 540 kilometra nën thellësinë detare, me epiqendër në pjesën qendrore të Arkipelagut filipinas.
Siç njofton TASS, Instituti gjeofizik amerikan madje informon se dridhja ka qenë me intensitet prej 5,9 ballësh sipas Rihterit në thellësi prej 521 kilometra nën thellësinë e Detit Mindanao dhe me epiqendër në veri të ishullit filipinas Mindanao

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button