MPB ka marrë masa kundër 15 policëve

Sektori për kontroll të brendshëm i Ministrisë së punëve të brendshme (MPB) ka larguar përkohësisht nga puna 11 policë nga SPB Shkup dhe 4 pjesëtarëve të Njësitit për intervenim të shpejtë, njofton Portalb.mk. Kjo vjen si masë disiplinore pas mos-intervenimit të personave të lartpërmendur në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë ku u lënduan deputetët dhe gazetarë.

Si që kumtuan nga MPB, kontrolli i brendshëm ka konstatuar se policët kanë bërë vëzhgim pasiv të masës së njerëzve e cila ka tentuar të hyjë në Parlament dhe nuk kanë marrë asnjë masë për tu ndihmuar policëve të tjerë që janë munduar ta ndalojnë masën.

“Pas depërtimit të dhunshëm të masës në Parlamentin e Maqedonisë këto policë kanë vazhduar të sillen në mënyrë pasive duke mos ndërmarrë asnjë masë në kuadër të detyrimeve të tyre dukë i lejuar kështu njerëzit të lëvizin lirshëm nëpër Kuvend. Me këtë kanë shkelur Ligjin për policinë, Rregulloren për mënyrën e kryerjes së punëve policore, Udhëzuesin për mënyrën e sjelljes dhe për marrëdhëniet mes policëve dhe kanë vepruar kundër Kodeksit të etikës policore” thuhet më kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button