Rama zbulon një sekret: Kjo është korçarka e parë e jetës sime!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Korçë në një takim elektoral me vajzat dhe gratë e qytetit. Siç ndodh zakonisht në të tilla takime, Rama ka ndarë një episod të jetës së tij, duke folur për një korçare, që në të vërtetë e njohim të gjithë, Zamira Kita.

“Kjo është korçarka e parë që unë kam njohur në jetë! Unë duke qenë më i gjatë shikoja vajza që ishin më larg meje, po më rrinin sytë te Zamira… por asnjëherë nuk u afruam derisa na afroi Partia Socialiste”-tha Rama.

Zamira dhe Edi kanë qenë të dy studentë të Akademisë së Arteve në të njëjtat vite. Tashmë Zamira Kita është pjesë e Partisë Socialiste. Para katër vitesh, në një intervistë, ajo thoshte që vlerësonte Ramën si politikan vizionar dhe artist mendjehapur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button