Festivali i Përrallës në Kanë, indiania e bukur Aisharya Rai shkëlqen me këtë fustan princeshe

Jemi mahnitur me fustanin që solli glamour-in e vjetër të Hollivudit, të Bella Hadid dhe kostumin trup të Emily Ratajkowski, por tani është koha e përrallave.

Aktorja indiane Aishwarya Rai i la të gjithë pa fjalë sot në Festivalin e Filmit në Cannes me këtë fustan nga Michael Cinco në premirën e filmit Okja.

Fustani blu akulli mbulohej nga rruaza të vogla, ishte i qëndisur me gjethe argjendi, ndërsa fundi ishte shumë i fryrë. Princeshën me siguri e keni gjetur tashmë duke parë fustanin madhështor.

Rai, 43, i kishtë lënë flokët e saj të drejtë të lëshuar dhe kishte vendosur minimumin e aksesorëve, thjesht një palë vathë argjendi, për ta lënë fustanin të fliste.

Me këtë pamje princeshe, Rain a jep shpresën që do të shohim veshje mahnitëse edhe nga fytyra të tjera në festivalin e këtij viti, veç amerikaneve Hadid dhe Ratajkowski.

Rai ka mahnitur gjithmonë në Festivalin evropian të filmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button