Maqedoni, banorët shkojnë kundër vetes, pre e propagandave të dëmshme nacionaliste

Nuk është për tu habitur fakti se Maqedonia është “infektuar” me virusin e nacionalizimit dhe qytetarët e saj do të shkonin kundër interesit dhe së mirës së tyre vetëm e vetëm për ti mbrojtur idetë irracionale. Thuajse gjysma e banorëve nëse mbahen zgjedhje parlamentare 48% nuk do të votonin kandidatin e një etniteti tjetër edhe pse ai mund të jetë më i mirë për atë punë, njofton Portalb.mk. Shifra e përafërt vlen edhe për zgjedhjet lokale. Këtë e tregon sondazhi mbarëkombëtar i publikuar nga Qendra për hulumtime të sondazheve e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) i realizuar prej 4-12 mars të vitit 2017.

Propagandat nacionaliste të partive në Maqedoni cilësohen si shumë të dëmshme dhe të rrezikshme për shoqërinë multietnike në këtë vend. Sociologu Nelko Stojanovski për Portalb.mk thotë se propaganda nacionaliste po kthen qytetarët kundër njëri-tjetrit duke rrezikuar kështu edhe sigurinë e vendit.

“Kjo propagandë që po përdoret, sidomos nga VMRO është shumë e dëmshme për shoqërinë tonë, pasi që kthen bashkëqytetarët kundër njëri-tjetrit. Nuk ndikoi negativisht vetëm brenda por gjithashtu edhe jashtë, duke rrezikuar edhe situatën e sigurisë në vend”, tha për Portalb.mk Stojanovski.

Ai shtoi se propaganda nacionaliste nuk u përdor vetëm nga VMRO-ja por gjithashtu edhe nga partitë tjera.

“Propagandë nacionaliste kishte nga partitë maqedonase por gjithashtu edhe nga ato shqiptare. Mendoj se luajnë në këtë mënyrë sepse mendojnë se kështu do të marrin më shumë vota. Partitë politike luftojnë për pushtet dhe mundohen që të marrin sa më shumë vota për të udhëhequr me shtetin. Kjo është ajo që ndikon më së shumti te populli, pasi që nuk arrijnë të zhvillon ekonominë , nuk përmirësojnë standardin jetësor , prandaj me nacionalizëm manipulojnë qytetarët”, shtoi Stojanovski.

Sipas tij, VMRO shfrytëzoi tani Platformën e Tiranës, pasi që nuk kishte asnjë arritje ekonomike apo rritje të cilësisë jetësore, ai sërish luajti lojën e nacionalizmit.

“VMRO-ja tani më shumë vite po e luan këtë lojë dhe kjo reflektohet shumë, sidomos tani me platformën e trilluar të Tiranës , për të cilën partia në fjalë thoshte se është pjesë e programit të partive politike shqiptare. Kjo asgjë nuk do të thotë, duhet bisedime dhe nuk ka tema tabu për të cilat nuk mund të flitet. Por VMRO shfrytëzoj këtë dhe në vend të bisedimeve, filloj me propagandë nacionaliste të prek shoqërinë maqedonase dhe prandaj edhe në zgjedhje nuk fituan vota të shqiptarëve, siç fituan LSDM, pasi kjo e fundit nuk thërret për propagandë nacionaliste, por për zhvillim ekonomik dhe për çështje si rritja e pagës minimale, eurointegrimet, gjëra që iu përkasin të gjithë qytetarëve të Maqedonisë pa marrë parasysh etniteti. VMRO deri më tani nuk ka bërë asnjë hap para, përkundrazi ata na larguan edhe më shumë nga euroitegrimet”, tha për Portalb.mk Stojanovski.

Githashtu edhe profesori universitar Temelko Risteski thotë për Portalb.mk se me propagandë të nacionalizmit VMRO kërkon më shumë vota, pasi që populli ndikohet shumë në këtë mënyrë.

“Tani qytetarët nuk mund të mendojnë drejt, pasi që qytetari kur do të del në zgjedhje do të duhet të mendojë me kokë të ftohtë, të mos jetë nën asnjë lloj ndikimi propagandues, sidomos asaj nacionaliste. Tani qytetarët maqedonas janë nën ndikim të fuqishëm të propagandës nacionaliste që është shumë e dëmshme sidomos në përzgjedhjen e kandidatëve dhe votimet. Ky nuk është vullneti real i qytetarëve maqedonas, por ata tani është mbushur me propagandë nacionaliste nuk janë në gjendje të shprehin vullnetin e tyre real”, tha për Portalb, Risteski.

A do të votonit për kandidat të komunitetit tjetër etnik për kryetar të komunës, nëse ai do të ju përfaqësonte më mirë?

48% e të anketuarve janë përgjigjur negativisht, nuk do të votonin kandidatin e një etniteti tjetër, 43% do ta votonin, kurse 9% kanë refuzuar të përgjigjen.

Anketa IRI

A do të votonit për kandidat të një etniteti tjetër nëse ai do të ju përfaqësonte më mirë në Parlament?
42% e të anketuarve gjatë nëntorit të vitit 2016 janë përgjigjur që po, dhe tani ky numër nuk ka pësuar ndryshime, ndërkaq gjatë vitit 2016 përgjigj negative për këtë pyetje dhanë 47 % e të anketuarve, kurse tani ky numër ka pësuar rritje duke u bërë 49%, kurse ata që nuk kanë dhënë përgjigje gjatë vitit të kaluar ishin 11%, tani ky numër ka rënë në  Anketa IRI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button