Anketa: VMRO para LSDM-së për 0,8 për qind, Gruevski para Zaevit për 1 për qind

Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje për VMRO-në do të votonin 24,5 për qind, e qytetarëve, kurse për LSDM-në 23,7 për qind, tregojnë rezultatet e anketës së fundit të realizuar nga televizioni ‘Telma” dhe Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar.

Sipas rezultateve të anketës 8,5 për qind e qytetarëve do të votonin për BDI-në, 3,7 për qind për BESËN, 1,8 për qind për Aleancën për Shqiptarët, 0,9 për qind për PDSH-në. Më shumë se 30 për qind e qytetarëve nuk kanë treguar se për kë do të votonin.

Sa i përket rejtingut të liderëve partiak, në pyetjen se cili politikan meriton më shumë besim, për liderin e VMRO-së, Nikolla Gruevski janë renditur 25,8 për qind e të anketuarbe, për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, 24,8 për qind.

Presidenti i shëtiti Gjorge Ivanov sipas anketës ka mbështetjen e 9 për qind të qytetarëve, pas tij vjen lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me 6.01 për qind, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela me 3,6 për qind, Bilall Kasami nga Besa me 3 për qind ndërkaq 14,8 për qind kanë thënë që nuk kanë besim në asnjë politikan.

Anketa është realizuar nga 10-15 maj, përmes telefonit, me 1.000 të anketuar nga ana e Agjencionit M-Prospekt me kërkesë të elevizionit “Telma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button