Fushata, Lefter Koka: Të ringjallim bregdetin e Durrësit

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës së plazhit, lagjia 13 në Durrës, Lefter Koka deklaroi se zona e plazhit duhet të rikthehet në një destinacion për turistët, me investime që do të synojnë përshtatjen me çfarë është ndërtuar deri më tani dhe jo sipas rikonstruktimeve pa kriter të Bashkisë.

“Është e patolerueshme ta mendosh sot se mijëra aktivitete, biznese, që janë ndërtuar në këto 4.2 kilometra të transformohen në subjekte për të mbijetuar. Më shumë i sheh të mbyllura dhe me pluhur sesa në aktivitet këto subjekte. Qëllimi i parë është ta rivitalizojmë atë investim të kryer nga cilido qoftë. Është gjëja më e thjeshtë të përdorësh forcën e pushtetit dhe të përdorësh fadromat për të shkatërruar”, tha Koka, transmeton Agjensia e Lajmeve Sot News.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button