Pal Lekaj: Avdullah Hoti, kopje e Isa Mustafës

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se “Ramush Haradinaj është i guximshëm për të amrrë vendime”.

“Në këtë kohë i duhen Kosovës njerëz të guximshëm. As që diskutohet që ne do t’i fitojmë zgjedhjet. Ky koalicion pa hamendje do të dalë fitues”.

“Nuk e di si mund të thonë për ata njerëz që kanë dhënë gjithçka nga vetja duan t’i shporrin nga ky vend dhe t’i zëvendësojnë më të tjerët”.

Lekaj që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Avdullah Hoti që është kandidat për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa është një kopje e Isa Mustafës, transmeton Telegrafi.

“Hoti mund të jetë një njeri i mirë, por është nxënës i Isa Mustafës. Kosovës nuk i duhen liderë të tillë por për të marrë vendime dhe dhënia e përgjegjësisë që ai ta drejtojë vendin do të jetë gabim fatal”.

Ai ka folur poashtu edhe për kandidatin për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Zoti Kurti – personalitetin e tij nuk e mohojë. Por Vetëvendosja në këtë kontekst dhe këto rrethana nuk i bën mirë demokracisë sepse kanë qenë bukur të ashpra sjelljet e aktivistëve të tyre”.

“Ne kemi hedhur gaz bashkë dhe kemi mbrojtur një kauzë. Të gjuhet një ambasadore në Amerikë me vezë – është e papranueshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button