“Trump duhet të pranojë kontributin e muslimanëve amerikanë për vendin”

Senatori demokrat i rajonit Connecticut, Chris Murphy, tha se “Ndalesa e udhëtimeve që presidenti Donald Trump mori në javën e parë të detyrës së tij ishte një vendim plotësisht kundër muslimanëve, këto nuk duhet të ndodhin. Trump duhet të pranojë kontributin që amerikanët muslimanë kanë për vendin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Murphy, ka folur në një aktivitet me temë “16 vite konferencë: Qeveria Trump dhe bota islame” të zhvilluar nga organizata Think Tank Qendra për Demokraci dhe Punimet Islame (CSID) në Washington, ku ai ka bërë disa vlerësime në lidhje me marrëdhëniet e qeverisë Trump me botën islame dhe muslimanët.

Pasi ka theksuar se e ka konsideruar shumë të rrezikshme retorikën e Trumpit gjatë fushatës zgjedhore, Murphy ka vlerësuar se “Ndalesa e udhëtimeve që presidenti Donald Trump mori në javën e parë të tij ishte një vendim plotësisht kundër muslimanëve. Trump duhet të pranojë kontributin që muslimanët amerikanë bëjnë për vendin. Nëse zgjidhet një rrugë me shprehi se Islami dhe muslimanët kërcënojnë SHBA-të çfarë do gjëje që të kryesh është e pamundur të formohen marrëdhënie të mira me botën islame. Sigurisht vizita në SHBA është shumë e rëndësishme, por unë dëshiroj të shpreh hapur se nuk kam shumë shpresë nga kjo vizitë”.

Ndër të tjera Murphy është shprehur se dalëngadalë po “militarizohet” politika e jashtme e SHBA-ve me ardhjen e Trumpit në detyrën e presidentit.

Duke bërë të ditur se Trump në lidhje me luftën kundër DEASH-it mbështetet vetëm te Pentagoni, Murphy tha se më parë këto punë kryheshin bashkë me Departamentin Amerikan të Shtetit.

Një zgjidhje vetëm ushtarake apo diplomatike në Siri është shumë e vështirë, ka theksuar Murphy duke mbrojtur idenë e tij se duhet të hidhen hapa edhe për përdorimin e burimeve ushtarake në masë së nevojshme, por edhe për mbështetjen në mënyrë të fortë të zgjidhjeve diplomatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP