ALDA: Të formohet fond garantues për OJQ-të për bashkëpunim tejkufitar

Organizatat civile të cilat marrin pjesë në projektet për bashkëpunim tejkufitar përballen me mjete të pamjaftueshme financiare gjatë implementimit të projekteve, tregon hulumtimi i zbatuar nga ana e Asociacionit Evropian për Bashkëpunim Lokal (ALDA).

Prej atje rekomandojnë që të formohet një lloj fondi garantues i cili do të mund të sigurojë mjete financiare për organizatat civile me çka do të mund të zgjidhet problemi me likuiditetin e tyre, gjegjësisht do ta kenë stabilitetin e nevojshëm financiar për zbatimin e projektit.

Sipas rezultateve nga hulumtimi, organizatat civile janë përfshirë në projektet për bashkëpunim tejkufitar, por janë aktorët e vetëm të cilët nuk janë të përfshirë në sjelljen e vendimeve. Për këtë, nga ALDA rekomandojnë që edhe këto organizata të përfshihen në trupat për vendimmarrje.

Një prej rekomandimeve të ALDA-s është që të forcohet edhe bashkëpunimi midis organizatave civile dhe komunave.

Republika e Maqedonisë ka bashkëpunim tejkufitar me katër vende edhe atë me Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë dhe Greqinë. Në periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2013 janë financuar gjithsej 206 projekte me atë që organizatat civile janë përfshirë në numër më të madh të të gjithë aktorëve, gjegjësisht më shumë se 100 organizata civile nga Maqedonia janë përfshirë në programet për bashkëpunim tejkufitar.

Hulumtimi është bërë në kombinim prej disa metodave: analizë e dokumenteve, pyetësor, fokus, grupe dhe intervista dhe e përfshin periudhën kohore nga viti 2007 – 2013 përmes analizës së përvojave nga projektet e zbatuara dhe nga viti 2014-2020 përmes informacioneve të para për zbatimin dhe përmes analizës së periudhës së planifikimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button