Mitko Çavkov shkon në pension, ndërpret marrëdhënien e punës në BSP

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP) Mitko Çavkov nuk ka pritur vendimin për shkarkimin e tij që ishte në procedurë qeveritare, por ka vendosur që vetë të largohet nga Drejtoria. Çavkov, sic mëson Alsat nga burime të sigurta ka marrë pushim vjetor, ndërkohë që ka kërkuar të ndërpritet kontratën e tij të punës, e cila përfundonte nga fundi i korrikut me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.  Çavkov përveç që ka ndërprerë marrëdhënien e punës mësohet se ka mbledhur të gjitha gjërat personale nga zyra e tij.

Çavkov përveç që ishte drejtor i Byrosë për Siguri Publike, në natën e 27 prillit kur në mënyrë brutale u rrahën deputetët e shumicës së re parlamentare ishte shef i shtabit operativ. Të enjten e përgjakshme policia shikonte “sehir” derisa huliganët rrihnin deputetët, pasi Çavkov nuk iu kishte dhënë atyre urdhrin për të mbrojtur të zgjedhurit e popullit. Ndërkohë Alsat gjithashtu mëson se marrëdhënien e tij të punës e ka ndërprerë edhe kryeshefi i krimit të organizuar në Byronë për Siguri Publike, i cili gjithashtu ka përdorur metodën e njëjtë të pensionimit të parakohshëm sikurse Çavkov.

Emri i Zoran Gligorovit është përmendur gjithashtu për rolin dhe përgjegjësinë e tij lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button