Vrasje në tentativë ndaj një banori 42-vjeçar në Kërçovë

Dyzet e dy vjeçari me iniciale A.A nga Zajasi është goditur me thikë nga vëllai i bashkëshortes së tij. Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 10:00 në Spitalin e Tetovës.

Sipas informatave të policisë A.A dhe M.D (30) në Strogomishten e Epërme të Kërçovës kanë qenë në spital që ta vizitojnë bashkëshorten dhe motrën e tyre, pas asaj vëllai është zemëruar për gjendjen e rëndë të motrës dhe ka filluar që ta akuzojë dhëndrin për të njëjtën, kështu e ka nxjerrë thikën dhe i ka shkaktuar plagë të thella në pjesën e shpatullës dhe këmbës së majtë.

Dhëndri i lënduar është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë dhe është mbajtur në spital për mjekim. Sulmuesi i cili ka ikur, më vonë vetë është paraqitur në Stacionin Policor të Tetovës.

Policia në prani të prokurorit publik ka kryer inspektim në vend, thika dhe gjurmë tjera janë dorëzuar për ekspertizë.

Kundër sulmuesit do të dorëzohet kallëzim penal për përpjekje për vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL