Hapet konkurs për ide të gjelbra afariste

Shoqata për inovacione sociale “ARNO” shpall konkurs për ide të gjelbra afariste të cilët promovojnë përpunim tradicional të prodhimeve të cilat shfrytëzohen nga bashkësia lokale dhe të cilët nxisin ide inovative për zhvillim të mjedisit jetësor, transmeton MIA.

“Filantropia përmes ideve të gjelbra” është konkurs vjetor i cili mbështet zhvillim të biznes ideve të qëndrueshme të vogla, lokale në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mat të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Çdo vit nga tre përfaqësues nga secili vend garojnë në garë rajonale me biznes ide të gjelbra të ndryshme, ndërsa fituesit fitojnë nga 10.000 dollarë për realizimin e idesë në vendet e tyre. Të gjithë hollësitë për konkursin ndodhen në ueb faqen www.arno.org.mk.

Sipas koordinatores së projektit Irina Janevska, është e rëndësishme që të ketë komponentë të dobishme shoqërore dhe logjikë afariste, ndërsa idetë vlerësohet edhe lidhur me atë se sa e përmirësojnë rrethinën, natyrës, gjegjësisht nuk i shkaktojnë dëm.

Fituesit kombëtar sivjet do të fitojnë edhe mbështetje mentore nga Asociacioni për manxhment konsalting MKA 2000 në formë të vauçerëve për shfrytëzim të shërbimeve të certifikuara konsultuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button