Si të gëzoni shëndet të mirë përgjithnjë

Me siguri njihni një person që arrin të jetë gjithmonë i shëndetshëm, edhe kur njerëzit përreth tij janë me kollë, rrufë apo ndihen të stresuar.

Nëse keni menduar ndonjëherë çfarë bëjnë këta njerëz për të qenë në formë gjatë gjithë kohës, është koha të mësoni disa nga sekretet e tyre, shkrun Bordo.al.

Flini mjaftueshëm – Ekspertët e gjumit bien dakord se fjetja mjaftueshëm është çelësi për një sistem imunitar të fortë. Një studim ka treguar se njerëzit që flenë vetëm 5-6 orë gjatë natës kanë 30% më shumë gjasa t’i zërë gripi kur ekspozohen ndaj një virusi, krahasuar me njerëzit që flenë më shumë se 7 orë.

Konsumoni ushqime të pasura me vitaminën C – Edhe pse të dhënat shkencore që vërtetojnë se vitamina C përmirëson imunitetin janë të pakta, ekspertë të ndryshëm shprehen se kur nuk nndiheni mirë po të merrni 2000 njësi vitaminë C deri në katër herë në ditë nuk do e njohni ndonjëherë gripin.

Shmangni stresin – Është vërtetuar shkencërisht se stresi dobëson sistemin imunitar. Prandaj duhet ta shmangni stresin në një mënyrë të shëndetshme.

Jeni  të pastër – Lani duart gjatë gjithë kohës dhe ajrosni shtëpinë. Madje nëse dikush pranë jush teshtin mbajeni frymën rreth 15 sekonda që të eleminoni rreziqen për t’ju zënë gripi.

Bëni stërvitje rregullisht – Stërvitja rregullisht forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP