Më shumë emigrantë për të shmangur pasojat e Brexit

Ekonomia britanike ka nevojë për një fluks emigrimi prej 200 000 njerëzish në vit, dyfishi i objektivit të konservatorëve, që të shmangë pasojat katastrofike ekonomike që lidhen me Brexit.

Studimi i kryer nga Organizata Britanike e Ekspertëve, “E ardhmja Globale”, thotë se produktiviteti i ulët i Mbretërisë së Bashkuar, popullsia në plakje dhe mungesa e krahut të punës në fusha thelbësore si shërbimi shëndetësor kombëtar, tregon se duhen 200 000 njerëz të rinj çdo vit, transmeton Top Channel.

Raporti, i mbështetur nga tre grupe punëdhënësish, kritikon laburistët dhe konservatorët që kanë refuzuar të tregohen ët ndershëm me britanikët për nivelin e emigracionit për të cilin Britania ka nevojë.

Në studim paralajmërohet se nëse Mbretëria e Bashkuar refuzon që të jetë elastike për burimet e krahut të punës, mund të përballet me një dekadë rritje të ngadaltë ekonomie, ngjashme me Japoninë.

Një ditë më parë, konservatorët premtuan se do të kufizojnë emigrimin në dhjetëra mijëra në vit dhe gjithashtu thanë se do të dyfishojnë kostot për punëdhënësit që punësojnë punëtorë të huaj. Raporti i të ardhmes globale parashikon një fluks emigracioni të nevojshëm të njëjtë me nivelet që prej vitit 2000.

Shifra që mbulon emigrantët nga BE dhe jo, bazohet në analiza makroekonomike dhe në shqyrtimin e mangësive të krahut të punës në çdo sektor.

Raporti pretendon se kriza e tregut të krahut të punës do të bëhet shumë e rëndë në planin afatshkurtër, nëse ministrat nuk japin sinjale që në fillim të bisedimeve për Brexit për fatin e rezidentëve europianë dhe emigrantëve të tjerë.

Studimi parashikon se deri në vitin 2050, në Britani do të jetë dyfishuar numri i njerëzve mbi 65 vjeç dhe do të jetë katërfishohet ai i atyre mbi 85 vjeç, diçka që nëse nuk merren masa për prurje të reja, do të jetë një bombë me sahat demografike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL