Flor Mumajesin nuk e lënë të ndahet nga Elvana Gjata

Bashkëpunimet disavjeçare të Florit dhe Elvanës dhe hamendjet që ata ishin të dashuruar, edhe pse nuk e pranuan kurrë, i ktheu në një çift shumë të dashur për publikun, por rrugët e tyre tashmë janë ndarë.

Elvana ka ikur në Amerikë, ku synon të nisë një karrierë ndërkombëtare, ndërsa Flori është vendosur në Prishtinë prej kohësh. Para pak ditësh, ai publikoi një video nga një lagje e njohur e kryeqytetit të Kosovës, ku banojnë shumë personazhe të njohur, Rezidenca Marigona, teksa me Klajdi Harunin po praktikonin, për atë ditë, pak stil jete të shëndetshme duke lëvizur me biçikletë.

Megjithatë, edhe pse duket sikur secili po ndjek rrugën e tij, publiku vazhdon të kërkojë t’i shohë bashkë. Në këtë video, jashtë teme, një nga ndjekësit e pyet Florin nëse do të bashkëpunojë më me Elvana Gjatën.

Asnjë përgjigje nga kompozitori i suksesshëm, por sigurisht që pyetjen e ka lexuar…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button