Mes disa zjarreve – Basha nën presion nga aleatët për listat e zgjedhjeve

Marrëveshja Rama-Basha për  zgjidhjen e  krizës politike, ka vënë në vështirësi partitë e vogla. Lulzim Basha, po diskuton me aletatët mënyrat  sesi mund të maksimalizohet pjesëmarrja në zgjedhjet e tyre. Në një mbledhje me dyer të mbyllura  u  diskutua  mundësia që asnjë nga aleatët të mos regjistrohet por të mbështetet Partia Demokratike, ndërsa ata që kanë mandate paralamntare të përfshihen në lista, shkruan OraNews.

Në këtë pikë ende nuk ka vendimarrje, por kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste,  tha se çdo forcë poltike duhet të provohet në garë. Ai duket hapur kundër propozimit për të mos u regjistruar, ndërsa  kërkon ndryshimin e kodit zgjedhorë me qëllim që t’i jepet mundësi që të fokusohen në garë vetem në zonat ku ndihet i “fortë”.

ta masim mirë veten nëse mund të nxjerrim deputetë, megjithëse Kodi Zgjedhor e detyron që partitë të kenë kandidatë në 12 qarqe. Është utopike të mendosh që PAA të pretendojë në 12 qarqe. Në këto kushte nuk ka numërues, mund të kemi pretendime në 2-3 qarqe. Unë gjykoj se në Durrës e marr një mandat.

Por kryetari i Partisë Demokristiane,  Nard Ndoka, propozimin e diskutuar në mbledhje e sheh si zgjidhje të detyruar për të shpëtuar nga zhdukja, pasi marrëveshja është në disfavor të tyre.

Ndoka: Është një marrëveshje problematike, ishim ose drejt një lufte më shumë se politike ose drejt një realiteti tjetër politik. Gjykoj se ishte e vetmja mundësi.

Por a fajsojnë ata lulzim bashën për këtë situatë?

Ndoka: Basha ka pasur mandatin e partive opozitare dhe ka pasur çdo moment kontakte të vazhdhueshme me ne. Ka pasur dhe një lloj transparence edhe gjatë proçesit, besoj se nuk kishte zgjidhje tjetër. Nuk është zgjidhja më e mirë por jemi përballë një fakti të kryer.

Duka dhe Ndoka, nuk konfirmojën nëqoftëse do pranojnë të jenë në listat e partisë demroaktike.

Ndoka: Nuk janë elementë që janë diskutuar, për faktin që ne ndodhemi përballë një të papritur, është një goditje për pluralizmin, por kjo është një lëvizje nga e majta.

Duka: Unë po shoh mundësinë nëse ne mund të masim forcat në elektoral nën siglën e PAA, nëse jo pastaj mund ti përgjigjem pyetjes tuaj.

Ndërkohë Partia Demokratike pritet që emrat e ministrave teknik  t’i publikoi të dielën, një ditë para sences së jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa  paralel me emrat e qeverisë, Lulzim Bashës i duhet të caktojë brenda një jave edhe listën e kandidatëve për deputetë. Në një mbledhje me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, Basha u ka kërkuar atyre që, përveçse të nisin menjëherë organizimin e fushatës, të sjellin propozimet për kandidatët për deputetë nga baza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button