Asnjë kompensim për pronat e djegura të shqiptarëve në lagjen Gjorçe të Shkupit

Edhe tre vjet nga vandalizmi në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, banorët e dëmtuar nuk kanë marr kompensimin e premtuar për pronat e djegura që pasoi një protestë të banorë si shprehje e pakënaqësisë ndaj vrasjes së maturantit Angell Petkovski nga bashkëmoshatari i tij Naser Eshtrefi i dënuar me 15 vjet heqje lirie, njofton Alsat M.

Pronarët e lokave të shkatërruara thonë se që nga viti 2014 janë duke u endur në kërkim të drejtësisë por ende pa asnjë epilog gjyqësor ndërsa për këtë fajësojnë edhe politikën e cila siç thonë gjithmonë ka mbrojtur krimin kundër shqiptarëve.

Dëmtimi i pronave të shqiptarëve në Gjorçe Petrov është përmendur edhe në Bombat e opozitës në të cilat zyrtarët kërkonin lirimin e të arrestuarve për djegien e pronave të shqiptarëve në Gjorçe. Pronarët e lokaleve thonë se dëmi i shkaktuar nga protestat e dhunshme sillet në rreth 100 mijë euro.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button