Zaevi dhe Ahmeti janë marrë vesh të bisedojnë më shpesh

Sot është mbajtur takim mes kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, njofton Portalb.mk.

Pas takimit krerët e partive nuk kanë dhënë deklarata, për media megjithatë sipas kumtesës  së LSDM-së, “temat e takimin kanë qenë parimet e bashkëpunimit, Qeverisë Reformuese, por dhe integrimit në BE dhe NATO”.

“Në periudhën e ardhshme dinamika e bisedimeve do të jetë më intensive dhe bisedimet mes dy partive, përfshirë edhe partitë që kanë dhënë mbështetje për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, pas së cilës do të kalohet në zgjidhjet konkrete për resorët dhe ministritë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button