Nju Jork: Sulmuesi me veturë paraqitet në gjykatë

Personi i dyshuar se me veturën e tij i ka sulmuar njerëzit në qendër të Nju Jorkut, pritet që gjatë ditës së sotme të paraqitet në gjykatë, shkruan REL.

Nga ky sulm i djeshëm është vrarë një femër 18 vjeçare dhe 23 persona të tjerë janë plagosur.

Sulmuesi Richard Rojas, veteran 26 vjeçar i ushtrisë amerikane nga Bronksi i Nju Jorkut, është akuzuar për vrasje, për disa përpjekje për vrasje dhe për rrezikim për vrasje me automjet.

I dyshuari, që ka histori të arrestimit për shkak të grahjes së makinës në gjendje të dehur dhe për kërcënim me thikë, i ka thënë policisë se kishte “dëgjuar zëra”.

Raportohet se Rojas ishte liruar nga ushtria në vitin 2014, për shkak të problemeve disiplinore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP