VMRO-ja kundërshton nismën e LSDM-së rreth testimit ekstern

VMRO-DPMNE-ja është shprehur kundër nismës së LSDM-së për shfuqizimin e testimit ekstern. Sipas partisë së Gruevskit qëllimi i partisë së Zaevit është që prindërit e nxënësve ti transformoj në votues. VMRO-ja vlerëson se “eksterni” është testim i njohurive reale të nxënësve dhe është pjesë e pandashme e sistemit arsimor.

“Qëllimi i LSDM-së për tërheqjen e testimit ekstern nuk është reformë por është kundër-reformë. Qëllimi i LSDM-së për tërheqjen e testimit ekstern është mënyrë e trajtimit të një pjese të prindërve si votues potencial, e jo si njerëz të cilëve shteti duhet tu siguroj arsim më të mirë për fëmijët e tyre që të jenë më të suksesshëm në jetën e tyre. VMRO – DPMNE e vendosi testimin ekstern si përgjigje e një shfaqje që filloi në periudhën e tranzicionit, dhe që u reflektua nëpërmjet notave të larta pa pasur dëshmi se a e posedon nxënësi njohurin e nevojshme për atë notë”, tha Spiro Ristovski VMRO – DPMNE, transmeton Alsat M.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply to tetova Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button