Alfano: Shpresojmë në formim të shpejtë të qeverisë së përkushtuar në reforma

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim ndërkombëtar i Italisë Anxhelino Alfano e përshëndeti vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për ndarjen e mandatit, liderit të LSDM-së Zoran Zaev dhe mendon se ky është një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e krizës politike. pret formim të shpejtë të qeverisë.

“E vlerësoj vendimin e presidentit Gjorge Ivanov, t’ia besojë mandatin për formimin e pushtetit të ri ekzekutiv Zoran Zaevit. Bëhet fjalë për një tentim të rëndësishëm i cili ka për qëllim zgjidhjen e krizës politike të tanishme, të rëndë. Shpresojmë se në Shkup së shpejti do të formohet qeveri e re e mbështetur nga ana e shumicës parlamentare dhe e përkushtuar në sjelljen e reformave të brendshme esenciale për ripërtëritje të shpejtë të rrugës evropiane dhe euroatlantike të vendit. Në këtë kontekst, vendi do të mund të vazhdojë të konsiderojë në mbështetjen e Italisë, e cila është mbështetëse aktuale e Procesit të Ballkanit Perëndimor”, thotë në deklaratën me shkrim ministri italian i Punëve të Jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP