Kosovë: Publikohet vlerësimi i perceptimeve mbi radikalizmin

Rreth 44 për qind e qytetarëve të anketuar në Kosovë besojnë se radikalizimi shtytet nga stimulimet ekonomik, kurse rreth 93 për qind e kosovarëve besojnë se interneti luan një rol të qartë në vet radikalizim, shkruan REL.

Facebook, YouTube, dhomat e chatit ose forumet, janë parë si platformat më të përdorura për vet-radikalizim. 62.7 për qind e kosovarëve të anketuar besojnë se radikalizimi është duke ndodhur në komunitetet e tyre lokale.

Këtojanë vetëm disa nga të dhënat e hulumtimit “Vlerësimi i gjerë i Perceptimeve mbi Radikalizimin në nivel të komunitetit në Kosovë”, publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, në mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

Në këtëvlerësim po ashtu thuhet setë rekrutuarit kosovarë janë burra dhe gra, të martuar dhe beqar, të rritur dhe të rinj, të arsimuar dhe të paarsimuar, të punësuar dhe të papunë, dhe janë edhe kriminelët dhe gjithashtu edhe ata pa ndonjë të kaluar kriminale.

Rreth 10-15 për qind të rekrutuarve të huaj të ISIS-it, janë gra.

Më këtë rast ministrinë largim i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka thënë se “Kosova ka shfaqur rezultate spektakolare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ky përparim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Hyseni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button