U shënua dita e brigadës për Mbështetje logjistike pranë ARM-së

Me solemnitet ushtarak në Qendrën tekniko-remontuese (QTR) në Shkup sot u shënua Dita e brigadës për mbështetje logjistike (brML), pranë Komandës së Bashkuar Operative (KBO) në ARM.

Në shënim morën pjesë zëvendës-shefi i SHM-së së ARM-ës Muhamed Racaj, komandanti i KBO gjenerali i brigadës Zoran Mileski, komandanti i brML koloneli Vasko Toshevski si dhe ish-komandantë të njësitit dhe përfaqësues të ndërmarrjeve civile bashkëpunëtorë me brML

Brigada për mbështetje logjistike nga përbërja e Komandës së bashkuar operative është njësia më e lartë nga domeni i logjistikës në ARM, misioni themelor i së cilës është planifikimi, organizimi, koordinimi dhe kryerja e mbështetjes logjistike të komandave dhe njësive të ARM-së.

Në solemnitet u prezantua Dita e njësisë, ndërkaq edhe ndarja e masave stimuluese për pjesëtarët e njësisë për rezultatet e realizuara në punë dhe për më të mirët e plasuar në garat e mbajtura paraprakisht në disa disiplina, si dhe ekspozitë e mjeteve materiale-teknike me të cilat disponon njësia.

Me vendim të presidentit të Republikës së Maqedonisë për përcaktim të ditëve të njësisë së ARM-së, për Ditë të brML është caktuar 20 maji, për nder të ditës kur në vitin 1876 ka filluar Kryengritja e Razlovcit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button