Kocijançiq: Durim, deri më 24 maj do ta dini se kush do të darkojë si kryeministër

Komisioni Evropian tash për tash nuk zbulon se kush do të udhëtojë prej Maqedonisë për në Bruksel për të qenë pjesë e takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe se a do të jetë aty kryeministri teknik, Emil Dimitriev apo Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Në këtë moment nuk mund të them se thirrjet janë dërguar deri te kryeministrat, kurse emrat e pjesëmarrësve do të dihen para takimit. Ju lus për durim, deri më 24 maj do ta dini se kush do të vjen”, tha zëdhënësja e Mogerinit, Maja Kocijançiç.

Përndryshe, ditë më parë u fol se në takimin e kryeministrave ballkanik me Federika Mogerinin do të jetë Zoran Zaev. Kurse, që të jetë ai në këtë takim duhet të jetë formuar Qeveria e Maqedonisë ku ai të jetë kryeministër i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP