A do të ketë Qeveria e re e Maqedonisë kapacitet të gjejë zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë?

Pas marrjes së mandatit të Zoran Zaev për formim të qeverisë reformuese të Maqedonisë faktori ndërkombëtar por edhe ai vendor këtë moment e vlerësuan si hap për anëtarësim sa më të shpejtë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Anëtarësimi në BE dhe NATO me vete sjell edhe një sfidë të vështirë, ndryshimin e emrit të Maqedonisë, shkruan Portalb.mk.

Por, sipas njohësit të politikës së jashtme Bojan Mariçiç kjo gjë nuk mund të pritet nga Qeverisa e re reformuese, ngaqë siç shprehet ai ajo kërkon kohë dhe ndryshime të shumta.

“Nuk pres dhe nuk besoj se zgjedhja e çështjes së emrit mund të hapet tash. Më shume besoj që Bashkimi Evropian do të bëjë përpjekje që të ndihmojnë në shtyrjen e trajtimit të kësaj çështje që të kemi integrim në NATO dhe fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE. Kjo do të ishte edhe një mundësi për qeverinë e re që të mund në kohë ti zbatojë reformat dhe të ketë shpresë se do të jenë të favorizuara dhe të suksesshëm. Tash për tash të mos zgjidhet çështja e emrit sepse për këtë duhet edhe më shumë kohë por edhe ndërtim të konceptit shoqëror e cila do t’i ndihmojë përbërjes së re qeveritare se si më lehtë dhe më shpejtë të zbatojë reforma”, tha për Portalb.mk Mariçiç.

Por edhe pse Mariçiç thotë se këto bisedimet duhet të shtyhen, sërish vlerëson se “kjo nuk duhet të zgjasë shumë ngaqë për këtë zvarritje të bisedimeve për anëtarësim në BE, Maqedoni pagoi çmim të lartë. Por edhe sido që të jetë mënyra e integrimit të Maqedonisë, ajo duhet të bëhet në atë mënyrë që të mos dëmtohet identiteti i Maqedonisë. Por kjo mund të arrihet nëpërmjet referendumit”.

Çështja e emrit të Maqedonisë pjesë e fushatës parazgjedhore edhe paszgjedhore

Çështja e emrit të Maqedonisë i cili paraqet problemin kryesor të integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE ka qenë edhe pjesë e platformave zgjedhore të partive politike.

Nga VMRO-DPMNE-ja u patën shpreh se “nuk do të lejojnë asnjë zgjidhje për kontestin e emrit të imponuar nga Greqia” duke thënë se “Maqedonia është e drejtuar për të gjetur një zgjidhje të dinjitetshme të pranueshme për shumicën e qytetarëve në kuadër të bisedimeve nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara”, shkruan Portalb.mk.

Ndërsa nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) u patën shpreh se “jemi për tejkalimin e çështjes së emrit, por nuk do të pranojmë asnjë bisedë në lidhje me çështjet e identitetit”.

Në programin e LSDM-së thuhet se “duke filluar nga Kushtetuta, çështjet e interesit më të lartë kombëtar dhe shtetëror, qeveria e ardhshme e LSDM-së do të ndërtojë në mënyrë aktive një konsensus të të gjitha palëve të interesuara në vend, do të jemi të angazhuar për tejkalimin e kontestit të imponuar nga Greqia, por nuk do të pranojë asnjë bisedë në lidhje me çështjet e identitetit. Për zgjidhjet e mundshme mbetemi të përcaktuar për një referendum në të cilin do të shprehen qytetarët dhe se nuk do të lejojmë ndryshim themelor të nacionalitetit, gjuhës apo identitetit kulturor të popullit maqedonas, si dhe të cilit do qytetar të Maqedonisë, pa marrë parasysh nga nacionaliteti, feja apo përkatësia etnike”, shkruan Portalb.mk.

Edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në programin e tyre shkruajtën se do të angazhohen në gjetjen urgjente të një zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit.

“Rruga për integrimet euroatlantike ka shumë vështirësi dhe pengesa. Në këtë rrugë, idealet e shqiptarëve të Maqedonisë nuk janë në kundërshtim me interesat e asnjë komuniteti që jeton në Maqedoni. Përkundrazi, ato bashkërenditen në përkushtimin për NATO-n, Bashkimin Evropian dhe përpjekjet e përgjithshme për një Maqedoni stabile e të prosperuar. Do të angazhohemi në gjetjen urgjente të një zgjidhje reciprokisht të pranueshme për çështjen e emrit. Tejkalimi i kësaj çështje do të hap rrugë anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në NATO, si dhe hapjen e negociatave për aderim në Bashkimin Evropian. Progresi në këtë proces do të rrit sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e vendit”, u tha në platformën e BDI-së.

Krahas këtyre, edhe koalicioni Rilindje me Besë ka bërë të ditur se detyre kryesore e tyre do të jetë integrimi i vendit në NATO dhe BE.

Në platformën parazgjedhore të Rilindjes me Besë, u tha se politika e jashtme e një shteti është themelore për pozicionin e shtetit kundrejt botës. Kjo, në rastin e Maqedonisë, është jashtëzakonisht e rëndësishme për integrimet e saj në strukturat euro-atlantike, shkruan Portalb.mk.

Partitë politike në fushatën politike dhe pas saj në vazhdimësi kanë potencuar nevojën e zgjedhjes së çështjes së emrit si mundësi integrimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Që të ndodh një gjë e tillë, fillimisht duhet ndryshohet emri.

Ndryshe, formimin e Qeverisë së Maqedonisë faktori ndërkombëtar e sheh si mundësi për krijim të një qeverie reformuese e cila do të jetë e përkushtuar për integrim të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button