“Makineria e rëndë”. Ronaldo, 13 gola në një muaj

Cristiano Ronaldo, që do të jetë i pranishëm në finalen e madhe të Champions League, muajin tjetër në Kardif, është versioni më i mirë ndonjëherë i “bomberit” portugez të konvertuar në një shënues race, shkruan Top Channel.

Tifozët e Juventusit kanë nisur të frikësohen nga ritmi mbresëlënës i “Topit të Artë”, të cilin do ta kenë përballë më 3 qershor në “Millennium Stadium”.

Pas një nisjeje të komplikuar të sezonit, Cristiano Ronaldo e mori shpejt rolin vendimtar, me një muaj fantastik që është vendimtar edhe për Realin e Madridit.

Me dy gola këtë mesjavë, në ndeshjen ndaj Celta Vigos që krijoi një hendek komod në renditjen e La Ligës, portugezi ka sigluar në total deri më tani 13 gola në harkun e një muaji, madje mes viktimave janë ekipe si Bayern apo Atletico.

Nëse Zinedine Zidane ka mbërritur në këtë pikë të sezonit pranë dy titujve prestigjiozë, për shumë prej arritjeve i detyrohet fenomenit luzitan, që në momente kyçe ka bërë atë që di më mirë, të shënojë gola.

Në stadiumin “Balaidos” në qytetin Vigo ishte vetëm një nga shenjat e shumta. I njëjti fat në portat kundërshtare ishte verifikuar ndaj Sevillas apo Valencias. Por nëse në La Liga, golat po e afrojnë Realin me titullin, në Champions, firma e tij është edhe më e dukshme.

Mbetet “qershia mbi tortë” për tifozët e “Los Blancos”, finalja e madhe e Kardifit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button