Kallëzime penale edhe për dy pjesëmarrës për parregullsitë në Kuvend

SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër A.B. (60) nga Tetova dhe A.SH. (22) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për kryerje të veprës penale “pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare” sipas nenit 384 nga Kodi penal për pjesëmarrje në trazirat në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të këtij viti.

Siç informoi MPB-ja. A.B. pasi me dhunë kishte hyrë në Kuvend, në sallën e konferencave është shtyrë dhe ka tentuar fizikisht të përleshet me sigurimin e deputetit O.S. duke i drejtuar kërcënime.

A.SH. me dhunë e kishte hapur derën e hyrjes në Kuvend, duke e goditur me këmbë dhe duar, me këtë rast duke i shtyrë dhe i tërhequr nëpunësit policorë të cilët ishin në kordonin para derës.

“Për veprimet e ndërmarra të dy të akuzuarve janë siguruar video incizime, me ta është kryer bisedë në të cilën tërësisht tërësisht i kanë sqaruar veprimet e ndërmarra, pas çka janë liruar”, kumtoi MPB-ja.

Sipas ftesës paraprakisht të dorëzuar, në hapësirat e SPB Shkup është kryer bisedë me personin S.S: (38) nga Shkupi, pas çka personi është liruar. Në konsultime me Prokurorin publik do të ketë parashtresë adekuate. Gjithashtu, është kryer bisedë edhe me personat O.R. (42) dhe S.M. (51) të dy nga Shkupi dhe të punësuar në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim.

Sektori për punë të brendshme Shkup në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike Shkup edhe më tej ka ndërmarrë masa dhe aktivitete në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur më 27.04.2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe sigurimin e personave tjerë të denoncuar penalisht, si dhe në identifikimin dhe dokumentimin e personave tjerë pjesëmarrës në ngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button