Formimi i Qeverisë, përfundoi takimi Ahmeti-Zaev

Ka përfunduar takimi ndërmejt Ali Ahmetit dhe Zoran Zaev. Por pas takimit kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti edhe pse pyetur nga gazetarët se si janë ndarë resorët, ai refuozoi të përgjigjet, njofton Portalb.mk.

“Do të njoftoheni nëpërmjet kumtesës, nuk dua të komentoj tash”, tha Ahmeti.

Përndryshe, lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev  i cili është mandatar për formimin e Qeverisë së re, sot në ora 12.30 ka filluar bisedimet për kabinetin e ardhshëm qeveritar me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Takimi mbahet në selinë e LSDM-së ku Ahmeti arriti saktë në kohë, por se nuk dha deklaratë për media.

Pas takimit me Ahmetin, duhet të vijojnë bisedimet edhe me përfaqësuesit e partive e përbërjes së re të shumicës parlamentare, respektivisht me koalicionin Rilindje me Besë dhe Aleanca për Shqiptarët.

Pritet bisedimet të vijojnë edhe gjatë vikendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button