Ky tempull i shenjtë do të shërbejë për njohje, harmoni dhe tolerancë

Merxhan Jakupi

Merxhan Jakupi

Sipas etimologjisë fjala ose termi xhami rrjedh nga turqishtja cami, kurse në gjuhë arabe fjala xhami ka kuptimin mesxhid vend ose rezidencë, që përveç ritualeve fetare shërben edhe si institucion në shumë fusha. Pas shumë mundimeve, sakrificave dhe peripecive vite me radhë, në fund më 13 Maj, të këtij viti u bë hapja e xhamisë së re, në qytetin e Wil-it, Kantoni St. Gallen, xhamija e parë e komunitetit shqiptar në Zvicër. Me hapjen e xhamisë, merrnin pjesë personalitete të ndryshme, kryetarja e qytetit të Wil-it, përfaqësuesit e komuniteteve fetare nga Kanton St. Gallen dhe krerët e gjithë komuniteteve fetare të krishtera, hebreje, budiste dhe sikh. Me hapjen e xhamisë ishin të ftuar gjithë krerët e bashkësive fetare nga Maqedonia, Kosova, Lugina e Preshevës dhe trojet shqiptare. Në manifestime ishte shoqëruar kori i Medresesë nga Shkupi ‘Isa Beu’  si dhe artisti i shquar nga Shqipëria Mirush Kabashi, i cili u ngjit në bin dhe recitojë vargjet për profetin Muhamed. Klerikët e gjithë komuniteteve fetare përshëndetën të gjithë të tubuarit me ‘Selamun Alejkum’ duke uruar gjithë komunitetit musliman shqiptar që ky tempull i shenjtë të shërbejë për njohje mes komuniteteve fetare, harmoni dhe tolerancë. Nën moton ‘Të gjitha fetë janë burim i paqes, humanizmit dhe tolerancës’ të gjithë komunitetet fetare dhe sekulare të respektojnë vlerat traditat kulturat e gjithë njerëzimit. Gjithë popujt janë të ndryshëm heterogjen por kanë një krijues të përbashkët. Njerëzimi  e parafytyron Zotin në shumë mënyra por krijuesi është i barabartë, mëshirues, begatues për gjithë njerëzimin pa dalim racë, fe, komb, në këtë planet të vogël dhe të bukur që e ka krijuar, tha një klerik. Pastaj fjalën e mori një pastor. Njeriu modern me brengë, nga materializmi ekstrem është shndërruar në konsum dhe product ‘homo makinus’ i zhveshur nga spiritualja. Kur do të hyjë në tempull të shenjtë për pak çaste, duke u lidhur direct me Krijuesin, i koncentruar do të ngjitet me universalen. Në fund do ti lërë pas shpine të gjitha brengat, stresin, lodhjen dhe jetën dinamike. Xhamitë, kishat, sinagoget në diasporë përveç ritualeve ceremonive fetare ato shërbejnë si institucion dhe qendër kulturore duke ruajtur trashëgiminë kulturore spirituale, identitetin fetar dhe kombëtar. Para ca viteve duke udhëtuar me tren, një zonjë ishte ulur pranë me vajzën e saj. Duke folur gjermanisht dukej se me origjinë ishte nga Lindja. Gjyshi im ka ardhur në Perëndim në fillim të viteve 60-të. Në familje me burrin dhe fëmijët flasim gjermanisht. Jemi turq gjermano folës. Duke ruajtur identitetin fetar, kemi ruajtur dhe identitetin kombëtar. Edhe tek shqiptarët në diasporë do të jetë i njëjti fenomen. Nipat stërnipat tanë kur do ti pyesin për origjinën, ata do të thonë që gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë kanë ardhur nga Ballkani. Ne jemi shqiptarë gjermano folës. Brezat që do të vijnë duke ruajtur identitetin fetar, do të ruajnë edhe identitetin kombëtar.

‘Kur njerëzimi do të pushojë së ekzistuari, në këtë planet do të zhduken dhe religjionet’ 

Një veteran i arsimit më tha, kam lexuar që në Zvicër shqiptarët janë duke ndërtuar një xhami, që kushton mbi 5 milion franga. Edhe pse jetojnë në Perëndim nuk kanë ndryshuar shqiptarët. Zotëria i indoktrinuar deri në palcë nga utopizmi enverist vazhdoi duke më thënë se bëri shumë mirë Enveri që mbylli kishat dhe xhamitë. Unë iu drejtova, duke parë që ky zotëri kishte ngelur i varfër dhe steril i thashë, nuk ndërtojnë vetëm shqiptarët xhami por gjithë komunitetet kanë ndërtuar ose blerë objekte për të ruajtur trashëgiminë kulturore spirituale dhe kombëtare. Në Perëndim kanë blerë ose ndërtuar dhe hapur objekte kulti gjithë komunitetet, italianët, portugezët, kroatët, serbët e shumë të tjerë. Duke parë se zotëria nuk kishte dalë ‘përtej gardhit’ dhe mendonte se për gjithë të ligat, dekadencën, varfërinë  factor ishte feja, nuk dinte se gjithë religjionet në shtetet e civilizuara dhe Perëndim janë fenomen identiteti culture dhe qytetërimi. Kur njerëzimi do të pushojë së ekzistuari në këtë planet, në fund do të zhduken edhe religjionet, i thashë zotërisë. Viteve 60 -70 shumë individë kishin të njëjtin mendim dhe paragjykime ndaj religjioneve duke menduar se deri në fund të shekullit 20-të fetë do të japin shpirt dhe për kombin shqiptar do të fillojë epoka e re. Xhamitë, kishat, faltoret për gjithë komunitetet në Perëndim shërbejnë si qendra fetare dhe kulturore. Janë kohezion social. Ata me këto objekte kulti tubohen, adhurojnë Zotin dhe fisnikërojnë shpirtrat. Xhamija e parë e komunitetit musliman shqiptar përveç ceremonive dhe ritualeve fetare, do të shërbejë dhe si qendër kulturore sociale për emigrantët brezat që do të vijnë, që kanë lindur  dhe do të lindin. Kjo xhami do të jetë premisë për gjeneratën e parë, që shumica kanë dalë në pension. Pas kryerjes së  ritualeve ata do të gjejnë veten në grupe, takime duke shkëmbyer biseda, komunikuar dhe humbur monotoninë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP