A jeni marrë vesh për kulaçin qeverisës? Ja çka thotë Ali Ahmeti

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë në emisionin Zig- zag në Art Chanell se ka pasur një varg takimesh me Zaevin, dhe siç shtoi, “deri tani në parim shqiptarët do kenë numerikisht po aq dikastere sa kanë pasur më herët”.

“Drejtimin e dikastereve nuk e kemi definuar, nesër do kemi një takim me Zaevin ku do flasim më detajisht për dikastret e caktuara. Ka një shtim këtu, pra kemi kryetarin e Parlamentit, duhet biseduar edhe me partitë tjera për të gjetur gjuhë të përbashkët në drejtim të vendit dhe ky nuk është ndonjë problem”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti thekson se ka kontakte me Aleancën Shqiptare, “kemi pasur kontakte në vazhdimësi dhe nuk shoh ndonjë probem në dikasteret dhe ndarjes së tyre”, transmeton Aktuale.mk.

“Kurse sa i takon Lëvizjes Besa ata kontaktojnë drejtëpërdrejtë me palën maqedonase, ndërsa kam komunikim të përhershëm me Aleancën për të parë gjërat më mirë”, ka thënë Ahmeti.

Kur do ta kemi qeverinë e re?

“Me rëndësi është se gjërat kanë hy për së mbari për zgjidhje dhe ky transfer bëhet në mënyrë të qetë pa ushtrim dhune, presion, terror psikologjik dhe në këtë drjetim ka investuar BDI që të mos përsëritet 27 prill. Përpjekjet janë që sa më shpejtë të ndodhë dhe a do ndodhë benda javës apo 10 ditësh, pritet të shohim”, ka thënë Ahmeti në Zig-zag në Art Chanell, transmeton Aktuale.mk.

Ahmeti tha se ka, biseduar edhe me  Zaevin që të japin porosi “jo frikësuese për opozitën, sepse duhet një stabilitet i qëndrueshëm dhe qeverisja të jetë e sukseshme dhe nuk mund të gjykojmë se kush është fajtori dhe drejtësia duhet të vlerësojë nëse ka bërë dikush shkelje”.

“Nuk do jetë lehtë qeverisja, opozitës asnjëherë nuk mund t’ia përcaktosh kornizat sesi duhet të veprojë, por pres edhe situata si përplasje poltike rreth koncepteve, ndarjes së drejtësisë derisa ende kemi një gjyqësi të partizuar. Sigurisht se do jetë mandat me një avari dhe të mos ketë përplasje si ato më 27 prill, por të ketë debat konstruktiv”, ka thënë Ahmeti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button